Në një intervistë për TNT Sports, mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian, foli për finalen e Champions League ndaj PSG.
“Ne jemi të gjithë padyshim shumë të emocionuar për një ndeshje të këtij kalibri si finalja e Champions. Ndjenja është e pabesueshme, ne po synojmë të arrijmë një ëndërr që kam pasur që fëmijë.
Jo shumë lojtarë arrijnë finalen e Champions, jemi shumë krenarë. E meritojmë të jemi këtu dhe do të bëjmë më të mirën”.
Edhe me PSG-në duhet të mbrohemi si ekip, dhe të luajmë lojën tonë duke ecur përpara për të fituar. Ata janë një kundërshtar i vështirë, por ne do të bëjmë më të mirën.”