Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot, e hënë, 2 qershor, kryetari i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga GJKKO, “detyrim paraqitje”. Berisha është i pandehur për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe dosja ka kaluar për gjykim, vendim i cili u mor në seancë paraprake nga gjyqtarja Flojera Davidhi në 19 maj.

Shefi i opozitës pritet të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot rreth orës 9:30.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.

Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti. Ai rrëzoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të 27 nëntorit 2024 kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë pas më shumë se 330 ditësh, vendim që u mor po nga Flojera Davidhi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×