Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 49 të arrestuar apo proceduar në një javë, vendosen rreth 14.500 gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar ndjeshëm kontrollet në rrugët e kryeqytetit gjatë javës së fundit, duke përdorur dronë, radarë, kamera inteligjente dhe prani të shtuar patrullash, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i këtyre kontrolleve:

49 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor,

15 prej tyre për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

4 persona janë kapur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

40 automjete janë bllokuar për parregullsi të ndryshme.

21 leje drejtimi janë pezulluar.

Janë vendosur gjithsej 14,495 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia Rrugore bën apel për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje apo sjellje të rrezikshme në rrugë, përmes kanaleve të komunikimit të Policisë së Shtetit.

Kontrollet pritet të vijojnë me të njëjtin intensitet edhe në ditët në vijim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×