“Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar”, Rama: 867 mijë vizitorë kanë eksploruar zonat e mbrojtura të Shqipërisë në 4 muaj

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm pozitiv në një postim në rrjetin social Facebook, duke njoftuar se gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar zonat e mbrojtura të Shqipërisë – 60 mijë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, shkruan ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×