“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Ndër konkurrentet që u renditën direkt në Top 40 ishin edhe Millie-Mae Adams nga Uellsi dhe Monica Kezia Sembiring nga Indonezia, fituese në sfidat paraprake. Fitorja e Opal është një burim krenarie për Tajlandën, ndërsa ajo merr stafetën nga Kristina Piszková e Çekisë. Bukuroshja tajlandeze do të përfaqësojë zërin e organizatës Miss World në mbarë botën si ambasadore globale për kauza humanitare.

Spektakli i sivjetshëm i Miss World mblodhi 108 konkurrente nga e gjithë bota. Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda u shpall zyrtarisht Miss World 2025. Opal ka lindur më 20 mars 2003 në Phuket. Ajo vjen nga një familje me reputacion; babai i saj është pronar hoteli. Opal flet edhe dy gjuhë të tjera; anglisht dhe kinezçe.

Ajo studion shkenca politike në universitetin shtetëror të Bangkokut, me fokus në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë. Bukuroshja nga Tajlanda është e angazhuar edhe në aktivizëm. Kur ishte vetëm 16 vjeçe, i është nënshtruar një operacioni serioz për heqjen e një gungë beninje në gji. Pas kësaj, ajo nisi fushatën “Opal For Her”, e cila synon të rrisë vetëdijen për shëndetin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancer

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×