Vllaznia ndez merkaton/ Kërkohen 3 mbrojtës, organizator dhe uinger

Arsid Kruja është futbollisti i parë i afruar dhe i zyrtarizuar te Vllaznia deri tani në merkato. Shkodrani rikthehet kështu në shtëpi pas 2 sezonesh shumë të suksesshme te Teuta, formë që do të kërkojë të shfaqë edhe me kuqeblutë. 31-vjeçari vlerësohet shumë për polivalencën e tij në fushë, ku mund të aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes dhe mesfushës.

Por, gjithashtu, edhe si një mesfushor qendror, fakt që ia shton vlerat Krujës. Megjithatë, te 9 herë kampionët e vendit gjithçka duke një “kantier” i hapur. Kjo, pasi ka ende synime dhe objektiva në merkato për sa i përket afrimit të futbollistëve. Kështu, drejtuesit dhe trajneri Martini janë në kërkim edhe të dy qendërmbrojtësve që falin siguri dhe eksperiencë në prapavijë.

Gjithashtu, nuk përjashtohet as afrimi i një mbrojtësi të majtë dhe emri më i përfolur ka qenë ai i Esin Hakajt. Po ashtu, në mesfushë kërkohet një lloj lojtari me tipare organizative, element që mungon në rozën aktuale të ekipit, ndërsa në sulm kërkohet një “uinger” cilësor, që të bëjë diferencën, pasi duket se alternativa për Bekim Balajn në majën e sulmit për sezonin e ri do të vijojë të jetë Alfred Mensah.

Objektiva këto shumë të vendosura nga Vllaznia, që kërkon të përforcojë skuadrën me 4-5 elementë cilësorë e po ashtu të ruajnë bazën dhe bërthamën e skuadrës edhe nga sezoni i shkuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×