
Policia e Vlorës, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të Skelës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin M. I., pasi është konstatuar se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Për t’iu shmangur procedurave ligjore, drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë 1000 lekëshe.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. I., 37 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.