Kineastët dëgjesë me ministrinë: Mungesa e sallave, buxheti i ulët dhe baza ligjore urgjente. Paratë për filmin nuk janë para të humbura

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka mbajtur një dëgjesë publike për Kinematografinë dhe Audiovizualin, për të diskutuar mbi problemet sfidat dhe nevojat për ndryshime ligjore.  Kineastë e producentë të pranishëm renditen shqetësimet që hasin çdo ditë në punën e tyre duke nisur nga baza ligjore, te mungesa e hapësirave, politikave, buxheteve e vizioneve.

Dritan Huqi. producent: Ne duhet te shkojmë drejt ndryshimeve  dhe të nise punë shpejt për konceptimin e ri të një ligji audioviuzal, që përfshin agjenci të re, e mënyrë të re strukturimi.

Blerina Hankollari, producente:  një ndërhyrje emergjente për prodhim vendor dhe rritje buxhetore emergjente dhe hapja e një procesi për një ligj të ri dhe strukture audiovizuale.

Sabina Kodra, producente: është e pamundur që baza ligjore me të cilën funksionojmë në këtë moment të jetë funksionale nëse ne do të duam të- bëjmë taksë incentive, të ndërtojmë industri, dhe duam të bazohemi te taksat.

Genc Përmeti, producent: është bërë 8-vjeç e gjysmë a 9 vjeç fillimi i ligjit për incentivat dhe taksat. Ishalla për 10 vjetor ta kemi ligjin se është urgjente.

Me një buxhet prej 1mln eurosh, Qendra kombëtar e filmit nuk ushqen dot gjithë skenën, ndërsa kineastët, ishin të qartë në pyetjet e tyre: si e sheh qeveria filmin, si lypës, apo si mundësi rritjeje ekonomike?

Agron Domi, producent:   çfarë prioriteti ka qeveria për të rritur buxhetin këtë vit apo pas 5 vjetësh, a e ka ndërmend kjo qeveri e ka ndërmend ta vërë  kinematografinë dhe audiovizualin në qendër të vëmendjes, ta mendojë se është fitimprurëse si imazh dhe para? Nëse e sheh si fond të humbur, ska për tu bërë.

Edmond Budina, regjisor: Është  koncept se si duhet të veprojë ministria. Nuk duhet ta trajtojë kinematografinë, sikur jep ca para që janë të humbura. Ato para janë investim që sjellin investim. Kështu duhet të kuptuar kjo. Unë kam marrë 300 mijë euro dhe kam sjell 1 mln euro nga bashkëprodhimet që kanë ardhur këtu.

Se pse kinemaja shqiptare është në pikën që pret buxhet nga shteti, gjen shpjegim te mungesa e rrjetit që e çon filmin te publiku- çka ka sjellë një lloj ekstremiteti ne prodhim. 

Edmond Topi: Ne kemi ose filma autor, ose filma qe mbushim sallën e Pallatit të Kongrese, përndryshe për ta thënë ndryshe: Kemi ose Ermonela Jahon, ose Mandin e Nishtullës.

Ne nuk kemi distributor, sepse s’kemi kinema dhe pa to s’kemi mundësi që filmi të bëjë ciklin e tij,  të shkojë ne kinema e përmes biletave, paratë të rikthehen.

Në fund, zëvendës ministrja e Kulturës, tha se herën tjetër propozimi nga ministria do të jetë i qartë.    

“Në takimin e radhës do të diskutojmë një draft propozimesh, konkrete që të marrim një aprovim nëse jemi ku duhet” tha Zëvendësministrja Lira Pipa.

Dëgjesa u mbajt ndërsa QKK është në një situatë paralize e pa drejtues.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×