Video/ Ndalimi i përdorimit të qeseve plastike, Kumbaro sqaron detajet: Ato disa përdorimshe do lejohen, por…

Kumbaro

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me Ola Brukon, ka folur për vendimit e qeverisë që ka hyrë dje në fuqi, për heqjen nga përdorimi i qese plastike.

Kumbaro sqaroi se bëhet fjalë për qesë të lehta ose shumë të lehta, dhe jo qesë plastike disa përdorimshe. Ajo tha se ky ligj ka si qëllim ndalimin e prodhimit të qeseve plastike të lehta ose shumë të lehta, prej datës 1 qershor 2022.

“Ndalim i qeseve njëpërdorimshme, të lehta ose shumë të lehta. I theksoj këto detaje sepse e para nuk besoj se pritej që ditën e parë të zhdukeshin të gjitha qeset, që I kemi stok nëpër magazine. Ky ligj ndalon prodhimin e mëtejshëm të këtyre qeseve të lehta, ndërsa qesë që përdoren shumë herë, për transportin e mbetjeve, ato do të jenë në treg.

Duke filluar që dje, në zbatim të ligjit, janë vënë në veprim tre institucione që po informojnë bizneset për këtë ligj”, tha Kumbaro.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×