Policia e Shtetit në bashkëpunim me rrjetin ENFAST ka finalizuar operacionin policor i koduar “Operacionalja 48”. Në kuadër të operacionit, është arrestuar shtetasi Ermir Sadiki banues në Maqedoninë e Veriut.
37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore e Tetovës për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut.
Njoftim i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 48”.
Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionin e shkëmbyer ndërmjet FAST Albania dhe FAST Maqedonia e Veriut.
Në qytetin e Durrësit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.
Në muajin shkurt 2023, shtetasi Ermir Sadiki ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash.
Vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut.
()