“U përdorën asetet publike më 11 maj në Dibër”, Xhemal Gjunkshi jep detaje: Punonjës të administratës shtetërore në kundërshtim flagrant me ligjin

Kandidati i PD-ASHM për qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi, i ftuar në “Opinion” në Neës24, u shpreh se në Dibër janë konstatuar shumë raste të parregullsive.

Sipas Gjunkshit, kryefja ishte përdorimi i aseteve publike dhe përfshirja e administratës shtetërore në fushatë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Xhemal Gjunkshi: “Gjatë kësaj farse zgjedhore janë konstatuar raste të shumta të parregullsisë. Po sa ka qenë efikasiteti i task-forcës të krijuar për hetime të krimeve zgjedhore, këtë lë ta gjykojë publiku.

Po jap disa raste në Dibër. Rasti i parë është përdorimi i aseteve publike në zgjedhje në Luzni, në urën e fshatit Hotesh. Aty u konstatuan mjete të bashkisë, fadromë, rul, ekskavator, mjete vetëshkarkuese, në mes të ditës, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Përveç kësaj, kemi edhe punonjës të administratës shtetërore, kemi punonjësit e policisë së shtetit, të cilët nuk ishin në detyrë për t’iu përgjigjur nevojave të emergjencës për shkeljet, por këta persona kishin interes për të mbështetur pushtetin vendor.

Bëra denoncimin për shkeljet flagrante, njoftoj policinë, pres 1 orë në vendngjarje, personi përgjegjës më thotë se bashkia i ka të rregullta dokumentat. Rast tjetër është përdorimi i njerëzve që kanë përfituar tendera publikë.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×