Klevis Balliu, si deputet i PD, do të vijojë të jetë aktiv në Kuvendin e Shqipërisë. I ftuar te “Kjo Javë” në News24, të moderuar nga Nisida Tufa, Balliu tregoi dy gjërat themelore që do të bëjë në Parlament.
Shefi i organizimit në PD tregoi gjithashtu se aktualisht po mblidhen prova dhe fakte për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk përjashton protestat, madje edhe grevën, por kjo do të bëhet hap pas hapi dhe në koordinim me strukturat.
Nisida Tufa: Ju individualisht, për çfarë do të luftoni në Kuvend si deputet i Parlamentit?
Klevis Balliu: Dy gjëra themelore: denoncime për krimin e organizuar, për çdo akt të tyre, dhe mbështetjen për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, pasi kemi një brez të jashtëzakonshëm. Do të bëj maksimumin për të mbështetur projektet e tyre. Beteja themelore është ajo për demokracinë, e cila nuk mund të bëhet nëse ne nuk godasim ndërlidhjen e krimit të organizuar me politikën.
Nisida Tufa: Çfarë shihnit ju te njerëzit për të marrë pjesë në protesta dhe organizime për padrejtësitë që iu janë bërë?
Klevis Balliu: Shoh një mërzitje të madhe. Nuk ka asnjë njeriu të lumtur, madje as socialistë, vetëm sorosistët. Të gjitha ato që denoncojmë për qytetarët, siç është ekonomia e rënduar tanimë. Ka një mërzi kombëtare.
Nisida Tufa: Do të organizohet protestë tjetër?
Klevis Balliu: Besoj se protestat do të jenë të pashmangshme, sepse shoh jo vetëm mërzi, por edhe irritim. Momentalisht jemi përqendruar te provat dhe faktet. Opozita duhet të përgatitet për një përballje të fortë. Edhe greva është një opsion, por PD duhet të jetë e matur me aksione.
()