Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një lajm të mirë për 1100 familje të kryeqytetit që përfituan kredi të butë për blerjen e një shtëpie të re. Vendimi u miratua këtë javë nga Këshilli Bashkiak, si pjesë e një prej nismave më të rëndësishme sociale që Bashkia ka ndjekur ndër vite.
“Shumë urime 1100 familjeve të Tiranës që përfituan kredi të butë për blerjen e një shtëpie të re, pas miratimit të propozimit tonë nga Këshilli Bashkiak këtë javë. 🧑🧑🧒🧒🏡
Në 10 vjet kemi marrë plot vendime të tilla solidare, në mbështetje të çifteve të reja, familjeve të pastreha apo në nevojë, ndaj më vjen mirë që këtë praktikë po e vazhdojmë si një traditë për të ndihmuar këdo e në çdo moment.
Tirana nuk lë pas askënd”, shkruan Veliaj.
Skema e kredisë së butë ka qenë një nga politikat më të suksesshme sociale të Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Veliajt duke ndihmuar me mijëra qytetarë ndër vite për të siguruar një banesë të qëndrueshme në kushtet e tregut të lirë.