Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 Majit, Tomor Alizoti, në takime në Berlin, duke diskutuar për situatën politike në Shqipëri.
Mes të tjerash, në një bisedë, Alizoti diskutoi se tashmë në Shqipëri vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion. Sipas Alizotit, Problemi nuk është më thjesht korrupsioni, por mungesa e legjitimitetit.
Tomor Alizoti: “Në një bisedë të zhvilluar sot në Berlin, ndava shqetësimin tim për situatën politike në Shqipëri, larg dekorit zyrtar dhe fjalorit të paketuar që nuk pasqyron realitetin.
E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur: në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion.
Përmenda Elbasanin si një shembull domethënës: një qytet me histori, por sot i kthyer në laborator të deformimit të votës nga grupe kriminale.
Problemi nuk është më thjesht korrupsioni, por mungesa e legjitimitetit.”
()