Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr të madh që ka përfshirë gjithë ndërtesën.

Gazetari Shkëlzen Henkoja ben te ditur se, për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka tmerruar edhe banorët përreth

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Banesa është në pronësi të shtetasit Ahmet Kokonozi.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×