“Manipulimet kanë nisur para 11 majit”, Dorian Teliti: Rinumërimi pozitiv, sjell transparencë. Presim që zgjedhjet të “hidhen poshtë” nga…

Në programin e drekës në News24 ishte i ftuar nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti i cili diskutoi për zhvillimet e fundit politike. Ai u ndal tek procesi i numërimit të votave të cilin e cilësoi si pozitiv dhe që sjell shumë transparencë. Sipas tij, rinumërimi ka treguar dhe gabime njerëzore, por edhe tregon se procesverbalet nuk përputhen me votat.

Teliti tha se manipulimet kanë nisur shumë kohë para zgjedhjeve të 11 majit.

“Rinumërimi pozitiv, sjell shumë transparencë. Manipulimet kanë nisur shumë kohë para 11 majit. Gjithashtu rinumërimi po tregon edhe gabime njerëzore, por kjo nuk hedh poshtë faktin që nuk përputhen procesverbalet me votat. Manipulimet kanë nisur shumë kohë para 11 majit”, tha ai

Më tej, ai shtoi se faktorët ndërkombëtarë janë të rëndësishme në politikën shqiptare dhe se detyra e opozitës është transparenca tek ndërkombëtarët.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se vullneti i shqiptarëve u tjetërsua në çdo lloj forme dhe pritshmëria e tyre është hedhja poshtë e zgjedhjeve nga ODIHR dhe se rezultati i i jep shumë zë masakrës elektorale.

“Ne nuk kemi përdoruar as dhunën as policinë por ishte mazhoranca. Ne nuk ishim pjesë e kasaphanes elektorale. Partia Demokratike telefononte policinë në 11 maj , por nuk vinte. Ne e dimë shumë mirë se sa rëndësi ka faktorët ndërkombëtarë në politikën shqiptare. Detyra jonë është të bëjmë transparencë tek ndërkombëtarët. Manipulimet në vendin e botës qeverie do kishte rënë. Unë mendoj se raporti i OSBE-ODIHR të bazohet në prova dhe në fakte konkrete. Në rastin e diasporës ne nuk kemi një shifër reale të qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit. Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua në çdo lloj forme. Pritshmëria jonë, hedhja poshtë e zgjedhjeve nga ODIHR. Rezultati i jep shumë zë masakrës elektorale”, përfundoi Teliti

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×