Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

Egnatia sfidon Breidablik me 8 korrik, në ndeshjen e parë të turit të parë të kualifikueseve të Champions League.

Së fundmi është marrë një vendim historik, teksa ky takim do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, me UEFA-n që ka dhënë dakordësinë.

Stadiumi i kampionëve të Shqipërisë mund të presë ndeshje të këtij niveli, me Egnatian që shpreson që gjithçka të shkojë mirë.

Ndeshjet ndaj skuadrës islandeze po priten me interes të madh nga tifozët, që besojnë te suksesi i rrogozhinasve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×