Dita e gjashtë e procesit, rinumërohen gjysmat e kutive për qarkun e Tiranës! KAS merr vendimin për ankimimin e PD për katër qarqe

Ndërsa sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave të 11 majit për qarkun e Tiranës, ka përfunduar procesi për gjysmën e kutive.

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se të dy partitë kryesore kanë humbur vota, referuar numërimit fillestar.

Saktësisht PD-ASHM ka “humbur” tashmë 318 vota, ndërsa Partia Socialiste 232 vota.

Ditën e sotme pritet gjithashtu që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë katër ankimimet e Partisë Demokratike , për qarqet Berat, Shkodër, Dibër dhe Vlorë.

Më parë Kolegji ka rrëzuar ankimimet e Partisë Demokratike për qarqet Gjirokastër, Kukës. Lezhë dhe Korçë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×