SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, ja për çfarë akuzohet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Sipas burimeve pranë organit të akuzës, Myzyri do të paraqitet ditën e hënë në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, për t’u marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

SPAK pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit për të zbardhur plotësisht mënyrën e funksionimit të këtij skandali të dyshuar me fondet publike.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×