A dinë shqiptarët t’i japin makinës?/ Enirjeta Shehi: Të mendojmë si drejtues mjeti dhe jo si pronarë të rrugës, problem ynë është te kultura

Teknikja e licensuar për autoshkollat, Enirjeta Shehi, e ftuar në Log. në Neës24 për të folur për temën “A dinë shqiptarët t’i japin makinës”, u shpreh se çështja kryesore është mendësia që kanë shqiptarët, te kultura e përgjithshme.

Sipas zonjës Shehi, kultura e të dhënit të makinës nuk duhet të merret vetëm tek autoshkolla. Duhet të fillojë që në familje, te shoqëria, në shkolla, pra nuk duhet të finalizohet që vajta në autoshkollë dhe këtu mbaroi cikli.

Enirjeta Shehi: Ka të bëjë nga mentaliteti. Ne që i japim makinës, në momentin që i drejtohemi mjetit, duhet të mendojmë si drejtues mjeti. Problemi ynë është te kultura. Kjo kulturë nuk duhet të merret vetëm tek autoshkolla. Duhet të fillojë që në familje, te shoqëria, në shkolla, pra nuk duhet të finalizohet që vajta në autoshkollë dhe këtu mbaroi cikli.

Problemi është se të gjithë në profesionin tonë jemi shumë të ndeuar, por kur i drejtohemi automjetit, duhet të mendojmë si drejtues mjeti dhe jo si pronarë të rrugës.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×