Kërkon liri me kusht, Gjykata vendos sot për Salianjin. Shërbimi i Provës paraqet raport pozitiv për të

Gjykata e Fierit do të vendosë për kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht, pas seancës së sotme ku Shërbimi i Provës dorëzoi raportin e tij për sjelljen dhe përshtatshmërinë e Salianjit për këtë masë.

Burime konfirmojnë se raporti i Shërbimit të Provës ka qenë pozitiv, duke përforcuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Salianjit.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×