Debati në Log/ Gazetari: Pse ndodhet në burg vetëm Veliaj? Elman Abule një trafikant rri te shtëpia, 4 biznesmenë ndërtimi janë në detyrim paraqitje

Gazetari Sokol Bregu deklaroi në Log. në News24 se është paradoksale që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbahet në burg, ndërsa biznesmenët që akuzohen gjithashtu në dosjen e tij, janë të lirë.

Elman Abule, tha Bregu, është në arrest shtëpie edhe pse ndaj tij ka akuza nga Prokuroria e Posaçme. Gjithashtu, shtoi ai, edhe biznesmeni tjetër Gentjan Sula ndodhet i lirë, ndërsa vetëm Veliaj, nga dosja hetimore që po kryen veprime SPAK, ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg. Në liri janë edhe 2 biznesmenët e tjerë të ndërtimit Fatmir Bektashi e Shkëlqim Fusha.

Sokol Bregu: Elman Abule që është një trafikant, është në arrest shtëpie dhe zoti Veliaj që është votuar nga ky popull është në arrest me burg. Ka një gjë që nuk shkon. 4 biznesmenë ndërtimi janë në detyrim paraqitje këta që janë hajdutët më të mëdhenj në këtë vend, në burg është vetëm Veliaj. Kjo është logjika regresive? Po sikur të dalë i pafajshëm çfarë do t’i thuash? Ky është i votuar nga populli. Ky SPAK dhe GJKKO Abulen pse e lë në arrest shtëpie? Koncepti është çfarë Tirane kemi? Një Tiranë që zoti Rama kërkon lirimin e hapësirave publike… Pse Abule është arrest shtëpie dhe Veliaj në arrest me burg? Gentjan Sula në detyrim paraqitje, Veliaj në burg. Pse?

Klodiana Lala: Ndaj Elman Abule nuk ka akuzë për trafikim.

Sokol Bregu: Elman Abule rri te shtëpia.

Gentian Rumano: Çështja e shqyrtimit të një mase sigurimi në Gjykatë të Lartë ka të bëjë me kompetencën e saj për shqyrtimin e rekurseve te paraqitur nga palët. Gjykata e Lartë në vlerësimin tim nuk është se ka patur mundësinë të caktojë masë më të butë per Veliajn. Në rast se do i referohemi teorikisht përmbushen kushtet për caktimin e një mase sigurie. Gjykata e lartë duhet të konstatonte se Veliaj nuk cënon asnjë nga kushtet për caktimin e një mase.

E kam përmendur gjatë gjithë kohës, në GJKKO duke kërkuar në gjykatë për subjektet që kanë qenë në krahasim me zotin Veliaj qoftë nga akuzat apo shkeljet, nga gjykata s’duhet të kishte masa drastike si masa arrest me burg, por detyrim paraqitje. Nëse për subjekte që nuk e kanë patur funksionin publik e politik, janë caktuar masa më të rënda, nuk mendoj se do caktohej masë më e lehtë për Veliajn.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×