“Nuk i njohim zgjedhjet”, Berisha: Çdo shqiptar në betejë për rikthimin e votës! Në shtator rikthehen protestat

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara, ndërsa paralajmëroi se në shtator do të rikthehen protestat.

Berisha: Ky akt është një poshtërim i madh për çdo shqiptar. Çdo shqiptar kudo ku ndodhet duhet të angazhohet në një betejë me të gjitha mjetet për rikthimin e votës në Shqipëri me protesta të fuqishme në të gjitha vendet ku jetojnë dhe në Shqipëri. Ne këto zgjedhje nuk I njohim dhe do bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë. Protestat janë të vonuara, kemi vetëm një rrugë për rikthimin e votës. Nuk ka rrugë tjetër. Në shtator do të nisin protestat.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×