Vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës hesht para togave të zeza

Gjykata e Shkodrës caktoi masën “arrest në burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të vrasjes së Armando Palit dhe Liridon Krajës alias Lushi. Më 8 shtator Ragip Gila u fut në një lokal në qendër të Shkodrës, ku qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tavolinës ku qëndronin të ulur Armando Pali, Liridon Kraja alias Lushi, si dhe Erogen Vaso alias Bajroviç.

Përballë togave të zeza Ragip Gila vendosi të heshtë, ndërsa në dëshminë e tij të parë Ragip Gila tha se shënjestra e tij ishte 44-vjeçari Erogen Vaso alias Bajroviç, i cili mbeti i plagosur.

Nga ana e tij, 44-vjeçari Bajroviç tha se nuk ka lidhje me asnjë bandë në Shkodër. Nga të shtënat në lokal e plagosur mbeti edhe 25-vjeçarja Meri Kaceri, kameriere në subjektin ku ndodhi atentati.

Ragip Gila u arrestua nga forcat “Shqiponja” disa minuta pas ngjarjes, teksa po tentonte të largohej nga vendngjarja me një motor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×