Novak Djokovic është larguar nga vendi i tij, Serbia. 24 herë kampioni i Grand Slam mori këtë vendim pasi u vendos në shënjestër për shkak se tregoi mbështetjen e tij për protestat kundër Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.
Vlen të theksojmë se protestat kundër Vuçiçit në Serbi filluan në nëntor 2024 pasi 16 persona ndërruan jetë nga shembja e një çatie në një stacion hekurudhor.
Djokovic tregoi mbështetjen e tij për protestuesit në dhjetor 2024 me një mesazh të përzemërt në X. “Serbia ka potencial të madh dhe të rinjtë e arsimuar janë forca e saj më e madhe. Ajo që na duhet të gjithëve është mirëkuptimi dhe respekti. Me ju, Novak”, shkroi ai.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Djokovic është shpërngulur në Athinë.
(J.S/)