EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Një 44-vjeçar i identifikuar si  Urim Kuka është arrestur nga Policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim  dhe ishte dënuar  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:

U. K., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×