Vlorë/ Zbulohet armë zjarri dhe municion në një banesë në Mifol, arrestohen babë e bir

Policia e Vlorës ka zbuluar një sasi armësh zjarri dhe municion në një banesë në Mifol, në periferi të qytetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Në pranga kanë rënë baba e bir, B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×