A e uruat Peleshin për zgjedhjen si kryetar Kuvendi? Gjekmarkaj: Duhet ta niste detyrën me ‘mea culpa’. S’kemi arsye për ta uruar PS-në, vodhi mandate…

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha se nuk e ka uruar Niko Peleshin për emërimin si kryetar i parlamentit.

Sipas tij, Peleshi duhej ta niste detyrën me reflektim për qëndrimet ndaj opozitës.

“Nuk kemi asgjë për të uruar PS-në, sepse ata vodhën mandatet e PD-së,” deklaroi Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj: Rikonfirmimi im si nënkryetar i parlamentit është një përgjegjësi. Fytyra e kësaj mazhoranca është përzierja e arrogancës me banalitetin, po përcjellin mesazhin e violencës ndaj opozitës. Ne jemi në Kuvend për të përfaqësuar gjysmën e Shqipërisë ose më shumë që na kanë besuar, por vota e tyre nuk është numëruar. Vendi po rrëshqet në një neo-diktaturë. Rama do që të shkatërrojë opozitën.

Prandaj dhe do më pak deputetë në parlament, sepse do sa më pak institucione, nuk do as parlament. Ne vendosëm të jemi në parlament, që neo diktaturës t’i dalim përballë. Unë mendoja që Niko Peleshi do e niste me një mea culpa, sepse ka ideuar një rregullore ndëshkuese për opozitën. Ai humbi shansin për të pasur marrëdhënie të mira me opozitën. Nuk kemi asgjë për të uruar PS-në, sepse ata vodhën mandatet e PD-së.

(Arena e Lajmit)

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×