Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Kjo javë në News24 komentoi shpalljen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Gjekmarkaj tha se Ogerta Manastirliu, e shpallur si kandidate nga PS, është figurë e konsumuar. Sipas tij, në kushte normale, Partia Demokratike do të fitonte.
Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së Agron Gjekmarkaj: Bashkia Tiranë është në duart e kryeministrit. PD nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të bëjë me zgjedhjet që u shpallën në Tiranë. Vendimi i takon kryetarit demokrat dhe strukturave të partisë. PD ka gjitha potencialet për të fituar Bashkinë e Tiranës. Nuk e di nëse z Alimehmeti dëshiron që të jetë pjesë e garës, nëse PD merr vendimin për të qenë në zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, por figurat demokrate nuk mungojnë.
Ogerta Manastirliu ka një histori të gjatë konsumimi në pushtet dhe histori të gjatë akuzash dhe në kushte normale, PD nuk do e kishte të vështirë për ta mundur. Nuk jemi në kushte normale, pasi vullneti tjetërsohet.
(Arena e Lajmit)
© BalkanWeb