Nesër dy seanca plenare në Kuvend, PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar

Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend, ndërsa PD do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar.

Sipas mesazhit të dërguar ligjvënësve të opozitës, mbledhja e grupit parlamentar do të zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu.

Ende nuk dihen pikat e diskutimit që do të jenë pjesë e takimit të demokratëve, ndërsa kjo mbledhje pason seancën e parë plenare në Kuvend që do të mbahet në orën 10:00 dhe i paraprin asaj të dytës në orën 17:00.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×