Arsenali sfidon Bilbaon, Arteta: Ndeshja mund të vendoset nga detajet, duhet kujdes

Arsenal do të përballet me Bilbaon, në përballjen e vlefshme për Champions League. Në prag të këtij takimi, tregoi këndvështrimin e tij në konferencë trajneri i anglezëve, Arteta.

“Kjo është historia që kemi dhe që duam ta ndryshojmë menjëherë. Duam të bëjmë më mirë çdo ditë, më pas, gjithçka përcaktohet nga detajet. Nuk është kaq e thjeshtë të fitosh.”

Kthimi në vendlindje

“Kanë kaluar 20 vjet që kur dola nga Real Sociedadi si lojtar, dhe e gjithë familja ime vjen këtu kur vizitojmë vendlindjen. Atmosfera e futbollit ndihet që në momentin që arrin. Nuk kam qenë kurrë në ‘San Mamés’-in e ri dhe mezi pres të përjetoj atë që ndodh në këtë stadium.”

Pep Guardiola

“Ai gjithmonë ka qenë mbrojtësi im, por më thoshte: ‘Duhet të fluturosh’. Gjithmonë më dha besim dhe siguri… për të më thënë: ‘Duhet të shkoje dhe ta bësh. Duhet ta bësh tek Arsenali’. Dhe ai e dinte si ndihesha këtu.”

Elozhe nga Ernesto Valverde

“Trajneri i Athletic Bilbaos tha sot se Mikel Arteta është një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk e kisha dëgjuar më parë, por për mua Ernesto është një referencë. Ai ka 20 vjet në këtë profesion dhe kudo që shkon lë gjurmë në dy drejtime: sukseset sportive dhe sjelljen, humanitetin e tij. E bën gjithçka me një natyrshmëri që, sipas mendimit tim, e dallon nga shumë trajnerë të tjerë në botë. E falënderoj shumë për atë që tha.”

Nico Williams dhe oferta e mundshme e Arsenalit

“Nuk mund të them asgjë për këtë. Mund të them vetëm se Nico është një lojtar fantastik dhe po e shijojnë çdo javë këtu dhe në përfaqësuese. Nuk mund të shtoj më shumë.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×