Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë caktuar kryetarët e katër komisioneve të Kuvendit që do të drejtohen nga deputetët e opozitës.
Në përputhje me struktura e re parlamentare, PD ka emëruar si kryetarw Luciano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.
–Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Luciano Boçi
–Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: Ina Zhupa
–Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Jorida Tabaku
–Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Bardh Spahia
© BalkanWeb