Të dielën rikthehet ‘Triathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon” në Parkun Helen, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datë 21.09.2025 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë: – Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit), – Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”), – Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”), – Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”). – Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta). 2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë: – Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Ëillson” tjetri në qendër. – Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”devijon te sheshi “Ëillson”. – Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”. – Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër. – Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër. – Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë intenerarët e mësipërm

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×