Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar detyrat e minstres virtuale Diella e cila sipas tij, do të ndërhyjë në rregullimin e problemeve të sistemit që favorizojnë korrupsionin me tenderat publikë.
Zërave të opozitës se kjo gjetje është provokim, mëkat apo çmenduri, Rama u është përgjigjur se në një kohë të shkurtër, do të ketë Diella të tjera në qeveri.
“Do të vijë shumë shpejt. Dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë me proceset që lidhen me AI për të arritur t’i shërbejnë më mirë publikut dhe shumë më performues.
Diskutojnë sot si do të vjedhë Diella. E keni dëgjuar? Sepse kur je hajdut aty të rri mendja si do të vjedhë ai tjetri gjënë që do ta vidhje për vete por s’po të bie rruga andej. Iu shkon mendja atyre që kanë vjedhur, vjedhur ose të vjedhin në rast se i cakton njeri në vend të Diellës”, tha Rama.
Edi Rama: Thonë ç’është ky provokim, mëkat, çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në një kohë të shkurtër ministrat jo njeri në një qeveri do të jenë një normalitet.
Do të vijë shumë shpejt. Dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë me proceset që lidhen me AI për të arritur t’i shërbejnë më mirë publikut dhe shumë më performues. Diskutojnë sot si do të vjedhë Diella. E keni dëgjuar?
Sepse kur je hajdut aty të rri mendja si do të vjedhë ai tjetri gjënë që do ta vidhje për vete por s’po të bie rruga andej. Iu shkon mendja atyre që kanë vjedhur, vjedhur ose të vjedhin në rast se i cakton njeri në vend të Diellës. Ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe si hyn korrupsioni në një proces tenderimi?
Në 2 faza procesi ka dobësi që i shfrytëzon korrupsioni, faza e parë termat e referencës që mund të bëhen të orientuar sicc ishte një tender epik para 2013 kur për të bërë një tunel ishte vënë kriter që të ketë eksperiencë edhe në sisteme muzikore, në foni.
Natyrisht tuneli i shkon dikujt që ka instaluar foninë në një miting. Dhe e dyta, tek gjykimi mbi dokumentacionin, jo s’ma me sjellë me vulë të freskët, jo letrën sa punonjës ke, jo me vonëse këtë e atë. Tek termat e referencës Diella e bën të pamundur trajtimin me preferecial të dikujt përmes referencave dhe për këtë ata që po merren me këtë po punojnë.
E dyta, të gjitha dokumentet pafund që po bëjnë kompanitë dhe i mbledhin lart e poshtë për të shkuar në tender, janë fakte publike, ekzistojnë në sistemin shtetëror të Republikës s Shqipërisë, sa punonjës ke e kanë Sigurimet Shoqërore, e kanë Taksat, sa xhiro ke, sa makineri ke dhe Diella do t’i mbledhë vetë, nuk kanë nevojë njerëzit të shkojnë lart e poshtë… Dhe në fund oferta flet vetë.
© BalkanWeb