“Jam dashuruar me këtë qytet”/ Berati i vizitorëve, turistët të mahnitur pas infrastrukturës dhe muzeut ‘Onufri’

Me rritjen e numrit të vizitorëve në Berat është e domosdoshme të përmirësohet infrastruktura dhe oferta turistike. Kështu shprehet Drejtori i Muzeut “Onufri” Miklor Pasku, i cili bën me dije se nga janari deri në 15-ditëshin e parë të shtatorit muzeu është vizituar nga rreth 75 mijë turistë.

Turistët që gjejmë në Berat thonë se zgjodhën ta vizitojnë qytetin e një mbi një dritareve, për historinë e tij mijëvjeçare, duke shprehur mbresa të veçanta për Kalanë dhe Kodikët. “Jam nga Austria dhe vij për herë të parë në Shqipëri. Berati më pëlqeu shumë, veçanërisht kalaja, lagjet muzeale, ndërsa u impresionova nga Kodikët në Muzeun “Onufri”, tha një turist.

“Vij nga Spanja, arkitektura këtu në Berat më kanë bërë më shumë përshtypje se gjithçka tjetër. Ndërtesat duken të gjitha njësoj dhe rrugët me kalldrëm janë të mrekullueshme.”, shtoi një tjetër.

“Me Beratin jam njohur nga artikujt që qarkullojnë në internet dhe jam dashuruar me këtë qytet. Vizituam Urën e Goricës dhe lagjen “Mangalem” dhe tani po ngjitemi lart në kala. Vendi juaj ka histori të veçanta.”, pohoi një turist. Gjatë vitit 2024 Berati u vizitua nga rreth 100 mijë turistë, ndaj për drejtorin e Muzeut “Onufri”, Miklor Pasku kjo shifër duhet të tejkalohet.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×