Elis Dine emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve në  përfundim të procedurës së votimit për zgjedhjen e zv.Kryetarit të kësaj Gjykate, zgjodhi Elis Dine në postin e Zëvendës Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Dine vjen në këtë detyrë me një përvojë të konsiderueshme në sistemin gjyqësor dhe angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e parimeve të drejtësisë, integritetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Kolegët e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i uruan  suksese atij, në ushtrimin e përgjegjësive të reja dhe garantimin e një administrimi gjyqësor transparent, efikas dhe të pavarur.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×