“Opozita duhet të duronte Diellën”, analistët Lita-Murati: Duhet të bëhet e mençur dhe e urtë, ndryshe do të humbë numra në zgjedhje

Analistët Lavdrim Lita dhe Erli Murati të ftuar në Log, ndanë të dy të njëjtin qëndrim ndaj sjelljes së deputetëve të opozitës në seancën e diskutimit të programit politik të qeverisë.

Sipas Litës, opozita në këto momente duhet të jetë e mençur.

“Është seanca e pestë dhe nuk po diskutohet asgjë. Nëse kryeministri nuk po e shikon as kryetari i opozitës. Opozita duhet të bëhet inteligjente, e mencur dhe e urtë jo duke bërë të njëjtën zgjedhje pasi po humb numra në cdo zgjedhje”, tha Lita.

Kurse gazetari Erl Murati u shpreh se opzoita duhet ta tejkalonte provimin e kryeministrit Rama me Diellën.

“Ajo seancë kishte vëmendjen e publikut sepse diksutohej programi. Rama bëri provokim dhe e nxiti këtë gjë, por opozita duhet ta tejkalonte momentin e fjalës së Diellës. Në moment duhet të kishte uruar dhe Diellën”, tha Murati.

Lavdrim Lita: Opozita në këto momente duhet të jetë e mençur. Mazhoranca ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend në 35 vjet pluralizëm ku mund të votojë cdo gjë.

Është seanca e pestë dhe nuk po diskutohet asgjë. Nëse kryeministri nuk po e shikon as kryetari i opozitës. Opozita duhet të bëhet inteligjente, e mencur dhe e urtë jo duke bërë të njëjtën zgjedhje pasi po humb numra në cdo zgjedhje.

Opozita nuk mund të tolerojë Diellën, është fyerje që i bëhet këtij parlamenti. Rama ka një paqetësi brenda, ka fituar 83 vota por nuk dihet pse është i paqetë në mandatin e katërt.

Erl Murati: Ajo seancë kishte vëmendjen e publikut sepse diksutohej programi. Rama bëri provokim dhe e nxiti këtë gjë, por opozita duhet ta tejkalonte momentin e fjalës së Diellës. Në moment duhet të kishte duruar dhe Diellën.

 

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×