Veliaj në betejë kundër Ramës? Politologu tregon çfarë pritet të ndodhë mes kreut të Qeverisë dhe ish-kryebashkiakut

Analisti Ermal Hasimja, i pyetur në Log për hapat ligjorë që mund të ndjekë ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, pas vendimit të shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i bashkisë së Tiranës.

Hasimja tha se ndonëse Strasburgu shihet si shpresë për të fituar diçka, politikisht s’do të ndryshonte asgjë.

“Cështja është a mund të guxojë të dalë kundër Ramës? Nuk është cështja se do vonojë zgjedhjet, a është gati të dalë në betejë kundër Ramës?, tha Hasimja.

Sipas tij, kishte një lloj shkelje të autoritetit të Ramës, kjo ishte ajo që uy pa në sytë e opinionit public sidomos të socialistëve ndaj e vetmja shpresë që mund ta mbajë Veliajn sot është, të mos e ketë Ramën armik.

Ermal Hasimja: Do të ketë shumë dilema Veliaj, dy janë kryesoret. Nëse ai shpreson se nga pikëpamja ligjore mund të fitojë dicka shpresa është tek Strasburgu.

Por kjo nuk do ta kthente politikisht në pozicionin ku është dhe këtu kthehemi në dilemën e dytë. Çështja është a mund të guxojë të dalë kundër Ramës? Nuk është cështja se do vonojë zgjedhjet, a është gati të dalë në betejë kundër Ramës?

Sepse ajo që preket nuk është vonesa e Ramës për të zgjedhur kreun e bashkisë, por kishte një lloj shkelje të autoritetit të Ramës, kjo ishte ajo që uy pa në sytë e opinionit publik sidomos të socialistëve.

Pyetja që i bën vetes Veliaj për çdo skenar është, a mund të dilet kundër Ramës?

E vetmja shpresë që mund ta mbajë Veliajn sot është, të mos e ketë Ramën armik.

 

 

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×