Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka dorëzuar sot në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018 për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore.

Zhupa ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke u shprehur se “janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet.
Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore”
“Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike”, shkruan Zhupa.
BalkanWeb