Gjyli: Disa vende të BE-së kanë pasur më shumë korrupsion se Shqipëria, por janë anëtarësuar duke…

Pedagogia e Luarasit, Arsejda Gjyli, në një intervistë në News24 tha se vendet si Kroacia, Rumania dhe Bullgaria përpara se të anëtarësoheshin në BE, sipas saj, kanë pasur më shumë korrupsion se Shqipëria.

Ajo theksoi se këto vende ja kanë arritur që ta luftojnë korrupsionin vetëm nëpërmjet reformave.

Gjyli: Vendet e BE të cilat kanë aderuar më përpara, të gjitha kanë kaluar situate siç ka kaluar Shqipëria sot. Ka pasur vend e që kanë kaluar nivele shumë të larta korrupsioni si Rumania, Bullgaria dhe Kroacia.

Dhe këto vende kaluan reforma shumë të forta jo vetëm sa i takon vendeve por edhe individëve që kanë drejtuar në vite.

Dhe kjo reformë sjell një ngritje të nivele të demokratizimit në vend, por nga ana tjetër do sjellë dhe luftë ndaj të gjithë këtyre fenomeneve.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×