Pse është ndarë Veliaj me Ramën? Avokat Ngjela: Kanë qenë konkurrentë politikë, por ai nuk e suporton dot…

Avokat Spartak Ngjela e ka cilësuar konkurrencë politike rivalitetin e krijuar mes Ramës dhe Erion Veliajt.

I ftuar në Log, Ngjela tha se për backgroundin që ka Rama nuk e suporton konkurrencën.

“Konkurrenca ka një rregull. E para duhet të jesh i sigurt që fiton, dhe ky ndaj nuk çan kokë se fiton.

Po të kishte garë rrok më rrok nuk hynte ai, pse? Nuk ja mban intelekti”, tha Ngjela.

Sipas avokatit, superioriteti i Ramës qëndron në faktin se është kryetar i partisë.

“Ku e ka atë superioritetin? Si kryetar i partisë. E dini ju si e kanë komunistët partinë? Nënë e baba”, shtoi Ngjela.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×