Prostitucion në hotel dhe pagesa në kripto/ Detaje nga “çmontimi” i grupit në Tiranë. Punonjësve të seksit u jepej drogë, kush refuzonte të “punonte” kërcënohej me…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grupin e prostitucionit të “çmontuar” në kryeqytet, për t1% cilin u lëshuan 19 masa sigurie.

Prokuroria Tiranë njofton se pas hetimeve u zbulua se shtetasi me inicialet L. B., 25 vjeç (i arrestuar në Kolumbi), kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion.

Në rast se ndonjë nga shtetaset refuzonte të vazhdonte këtë veprimtari, mbajtja e vajzave bëhej me anë të forcës dhe kanosjes ndaj tyre e familjarëve në Kolumbi, duke përfshirë edhe persona të afërt.

Ndërkohë, shtetasi me inicialet D.S., bashkëpunonte ngushtë me shtetasin L.B. në sigurimin e kushteve logjistike për akomodimin dhe menaxhimin e rrjetit. Një nga të arrestuarit, shtetasi K. P., mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e L. B.

Një nga të arrestuarit, shtetasi I. G., kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, duke e shndërruar në vend për ushtrim prostitucioni nga vajzat e trafikuara. Në këtë hotel shfrytëzoheshin për prostitucion disa shtetase me origjinë nga Kazakistani dhe i strehonin në këtë hotel. Ndërkohë që shtetasi D. B. sigurohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për disa nga vajzat dhe lehtësonte kontaktet me klientët.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×