OpenAI prezanton aplikacionin e ri për video, rival i mundshëm i TikTok

OpenAI ka prezantuar Sora 2, versionin më të avancuar të gjeneruesit të saj audio-video me inteligjencë artificiale, si dhe një aplikacion të ri social që mund të konkurrojë TikTok-un.

Aplikacioni Sora u jep përdoruesve mundësinë të regjistrojnë veten dhe më pas, me një prompt të thjeshtë, të krijojnë skena të reja në video – nga kërcime në akull me mace në kokë, deri te salto mbi paddleboard.

Ashtu si TikTok, aplikacioni ka feed me video vertikale dhe lëvizje me swipe, por OpenAI thekson se qëllimi nuk është maksimizimi i kohës së kaluar online, por nxitja e kreativitetit.

Për mbrojtjen e privatësisë dhe të miturve, kompania ka vendosur kufizime strikte për përdoruesit e rinj, si dhe rregulla për të shmangur përdorimin e pamjeve pa pëlqim.

Për momentin, Sora është vetëm me ftesë dhe do të lançohet fillimisht në iOS në SHBA dhe Kanada.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×