“Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur Ramën”, Lavdrim Lita: Shakaja nisi ditën kur Shehaj shpalli…

Analisti Lavdrim Lita, gjatë emisionit Log e ka quajtur një shaka të madhe, madje një tallje, përzgjedhjen e aktorit Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet e 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës.

Lita tha se Edi Rama është një nga personat që shkruan skecet kundër kundërshtarëve, dhe nga portokallia ka dalë Erion Isai kryebashkiak i Kolonjës dhe Gaz Paja në bashki, ndërsa sot PD ka marrë kryeaktorin e portokallisë.

Lavdrim Lita: Është një tallje e madhe, sozia e Ramës për të mundur Ramën. Ne jemi kundër Ramës, kjo është një shaka e madhe.

Edi Rama është një nga personat që shkruan skecet kundër kundërshtarëve, dhe nga portokallia ka dalë Erion Isai kryebashkiak i Kolonjës dhe Gaz Paja në bashki, ndërsa sot PD ka marrë kryeaktorin e portokallisë

Dita që zoti Shehaj propozoi Ermal Hasimen, Berisha bëri një rreng shumë të madh, mori një aktor të spektaklit dhe e bëri kandidat.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×