CEO i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Kjo Javë, theksoi se YouTube nuk është zgjidhje për artistët që mbulojnë të gjitha shpenzimet.
Ai tha se blerja e klikimeve nga disa artistë u shërben që të mashtrojnë një menaxher club, që të performojnë në një koncert, ku sipas tij, mund të paguhet 20 mijë euro për një natë.
“You Tube nuk është zgjidhje që artistët të mbulojnë të gjitha shpenzimet. Ata janë të detyruar të fitojnë nga koncertet dhe reklamat në këngët e tyre. Kur dalin në televizione dhe në stadiume. Kam parë që në YouTube gjenerojnë nga 200 deri 1000 euro. Por ata mund ta marrin një 20 000 euro për një natë në një koncert. Duke pasur dhe një audiencë me klikime fallco, mund të mashtrojnë administratorin e clubb për 20 mijë euro.”, tha Nini.
BalkanWeb