Video e një të mituri duke mbajtur një send në dukje si armë brenda një shkolle, policia sqaron ngjarjen: Ishte lodër

Policia e Tiranës ka sqaruar një video që qarkulloi në rrjet, ku shfaqej një i mitur, me një send që dukje si armë, në një shkollë. Sipas bluve, bëhej fjalë për një lodër.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një i mitur brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send në dukje armë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin e tij, një 15-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sendin në dukje armë që shfaqej në video, e cila rezultoi të ishte lodër.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×