Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ai ka publikuar një mesazh mirënjohjeje në rrjetin social Facebook, duke reflektuar mbi jetën, familjen dhe mbështetësit e tij politikë.
“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time,” shkruan Berisha.
Pavarësisht moshës dhe rrethanave, Berisha vazhdon të mbetet një figurë qendrore në skenën politike shqiptare, duke ruajtur ndikimin e tij si lider i opozitës.
Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë (1992–1997) dhe më pas kryeministër (2005–2013), duke shënuar një nga karrierat më të spikatura në historinë e politikës shqiptare.
BalkanWeb