Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka abuzuar me një shtetase.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se i dyshuari, me inicialet L.G., kishte një lidhje intime me gruan, por në një moment ka ushtruar dhunë duke e future me forcë në makinën e tij.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të çështjes, ndërsa pritet një vendim përfundimtar nga organet kompetente në lidhje me 58-vjeçarin.
BalkanWeb