Dy persona janë arrestuar nga efektivët e policisë në Lezhë pasi kanë ushtruar gjueti të jashtëligjshme. Sipas burimeve, në automjetin e tyre u gjetën 20 shpendë të vrarë me armë gjahu.
Dy autorët janë A.P 28-vjeçar banues në Divjakë dhe M.H 31-vjeçar banues në Tiranë. Autoritetet po hetojnë këtë rast deri në një vendim final ndaj dy të arrestuarve.
BalkanWeb