Nga Komisioni për ‘McGonigal’, te ai për zgjedhjet e 11 majit dhe mocioni me debat për të sëmurët me kancer, temat e ‘nxehta’ që do të diskutohen sot në Konferencën e Kryetarëve

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve.

Teksa Kryesia e Kuvendit kisha njoftuar se mbledhja do të niste në orën 11:00, ende nuk kanë nisur punimet. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24, theksoi se tre pika do të jenë pjesë e diskutimit në këtë mbledhje. Opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ‘McGonigal’, një tjetër komision për zgjedhjet e 11 majit, dhe pretendimet për farsën elektorale.

Po ashtu një tjetër kërkesë që do të parashtrohet nga opozita, është dhe ai për zhvillimin e një mocioni me debat për çështjet e shëndetësisë, duke iu referuar një raporti të KLSH, që nxirrte në pah një skandal me të sëmurët me kancer. Sakaq, në këtë raport evidentoheshin shkelje të mëdha, ku thuhej se pacientët me kancer prej 6 muajsh vuanin mungesën e medikamenteve.

Sa i përket kërkesës së parë për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’, është bërë dhe gjatë legjislaturës së kaluar, por me forcën e kartonëve, mazhoranca e ka rrëzuar.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×